Gazetar: Angell Dimovski

Derivatet shtrenjtohen sërish. Edhe përkundër deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski se me masat për uljen e akcizës dhe vazhdimin e zbritjes për dizelin, çmimi do të mbetet i njëjtë, llogaritjet tregojnë ndryshe.

Çmimi maksimal momentalisht i dizelit është 95,5 denarë, përkatësisht 92,5 denarë me zbritjen prej tre denarësh. Me çmimin e ri, i cili do të jetë 98 denarë me akcizë dhe TVSH të ulur dhe me të njëjtin lirim prej tre denarësh nga Okta, çmimi do të arrijë në 95 denarë. Kjo do të thotë se, edhe përkundër masave, karburanti do të jetë më i shtrenjtë për rreth 2,5 denarë krahasuar me çmimin aktual. Çmimi i benzinës 95 ulet për gjysmë denari, ndërsa për 98 mbetet i njëjtë.

Vizard- Komisioni Rregullator për Energjetikë

Eurosuper BS-95: 83.50 den. (ulet për 0,5 den.)

Eurosuper BS-98: 85.50 den. (mbetet i njëjtë)

Eurodizel: 98.00 den. (rritet për 2,5 den.)

Vaj ekstra i lehtë (EL-1): 95.50 den./l (rritet për 3 den.)

Edhe përkundër kërkesës së rritur, kryeministri siguron se gjendja me rezervat është e qëndrueshme.

“Sa i përket sasisë, jemi stabil. Konsumi është rritur nga 1,5 milionë litra në 2 milionë litra në ditë. Kemi presion nga zonat kufitare. E kemi vazhduar masën për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim të mbrojmë standardin e qytetarëve dhe biznesit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Përndryshe, vendet e OPEC+ kanë arritur marrëveshje për rritjen e prodhimit të naftës për 206.000 fuçi në ditë duke filluar nga muaji maj i këtij viti. Ato paralajmërojnë se dëmtimi i burimeve energjetike në Lindjen e Mesme do të ketë ndikim afatgjatë në rezervat e naftës, madje edhe pas përfundimit të luftës me Iranin. Sipas informatave, rritja do të ketë efekt të vogël të menjëhershëm në furnizim, por do të sinjalizojë gatishmëri për rritje të prodhimit sapo Ngushtica e Hormuzit të hapet sërish për anije.

Ndërkohë, çmimet janë rritur përsëri.N afta e papërpunuar “Brent” sërish shkoi mbi 110 dollarë./Alsat.mk.

The post Dizeli shtrenjtohet sërish appeared first on Alsat.