Drejtoria e Doganave njofton se gjatë kontrollit të detajuar të një kamioni me mallra të deklaruara për import, kanë zbuluar tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani, përcjell TV21.
Sipas Doganës, mallrat, me origjinë nga Kina, ishin ngarkuar në portin e Selanikut, pas së cilës kamioni ishte vulosur me vulë greke. Gjatë kontrollit u konstatua se tre personat kishin këputur kabllon në pjesën e përparme të hapësirës së ngarkesës dhe ishin fshehur mes kutive.
Nga Drejtoria e Doganave informojnë se ky është rasti i katërt i zbulimit të emigrantëve të paligjshëm gjatë tre muajve të fundit, duke theksuar angazhimin e shërbimeve për mbrojtjen e kufirit shtetëror. Emigrantët i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.




