Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do t’i bartë ndeshjet e Kupës së Botës larg qyteteve, të cilat ai mendon se janë të pasigurta.
Shtatë qytete të SHBA-së do të jenë nikoqir të ndeshjeve të Botërorit me 48 ekipe. Organizator të Kupës së Botës janë edhe Kanadaja dhe Meksika. Në SHBA do të organizohen 78 nga 104 ballafaqime, përfshirë edhe finalen. FIFA është organizatore e turneut dhe tashmë i ka caktuar qytetet.
Por ende është e paqartë nëse Presidenti Trump e ka autoritetin për të bërë ndryshime të tilla, ndonëse ai ka marrëdhënie të mira me kreun e FIFA-s, Xhiani Infantinon.
“Gjithçka do të jetë e sigurt në Kupën e Botës. Nëse unë mendoj se nuk është, do ta zhvendosim në një qytet tjetër,” u ka thënë Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Në SHBA, ndeshjet do të luhen në Atlanta, Boston, Dallas, Hjuston, Kansas Siti, Los Anxheles, Majami, Nju Jork/Nju Xhersi, Filadelfia, San Francisko dhe Sietëll. Turneu i Botërorit 2026 nis më 11 qershor dhe mbaron më 19 korrik.
The post Donald Trump: Ndeshjet e Kupës së Botës larg qyteteve, të cilat janë të pasigurta appeared first on Alsat.
