Vjen edhe fitorja e dytë radhazi për Lejkersat, që triumfuan 115-107 në fushën e rivalëve të Denverit. Një ndeshje magjike për Luka Donçiç, që realizoi një “triple double”, me 38 pikë, 13 kërcime dhe 10 asiste.

Jashtë fushe fiton edhe Majami, që triumfoi 130-117 në shtëpinë e Sakramentos. Adebajo me 25 pikë u dallua për skuadrën nga Florida. Nuk zhgënjen Çikago, që mposhti 138-110 LA Klipers (Kobi Uajt realizoi 27 pikë).

Surprizon skuadra e Toronto-s, që falë 40 pikëve e 10 asist të Imanuel Kuiklej, mundi 145-127 Golden Stejtin,  jashtë fushe. Edhe Feniks fiton në fushën e Filadelfia-s 116-110, ndeshje ku për miqtë u dallua Buker me 27 pikë.

NBA-Rezultatet

Filadelfia – Feniks, 110-116

Çikago – Klipers, 138-110

Hjuston – San Antonio, 111-106

Juta Xhaz – Minesota, 127-122

Denver – Lejkers, 107-115

Golden Stejt – Toronto, 127-145

Sakramento – Majami, 117-130

The post Donçiç sërish magjik për Lejkers, Majami, Toronto e Feniksi triumfojnë jashtë fushe appeared first on Alsat.