Deputeti i Frontit Europian, njëherë edhe kryetar i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shqyrtoi iniciativën e dorëzuar nga Rexhepi dhe vendosi që të shfuqizohet pjesën e metodologjisë së regjistrimit të popullatës, ku popullata ndahet në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, përcjell TV21. Rexhepi këtë e konsideron si fitore për diasporën.

Në lidhje me:

“Ka qenë lëshim i qeverisë së kaluar, nuk do të thotë se nuk duhet të korrigjohet”, Zejdi në Gjykatën Kushtetuese kontestoi metodologjinë për regjistrim të popullsisë

Reagimi i i plotë i Zejdit:

FITORE E MADHE PËR DIASPORËN SHQIPTARE!

Sot Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e rrëzoi ndarjen absurde e diskriminuese të qytetarëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, të bërë në mënyrë joligjore përmes metodologjisë së regjistrimit të vitit 2021!

Ky vendim historik erdhi si rezultat i një iniciative që ne e dërguam në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ndarjen e padrejtë që e fshinte diasporën nga trupi i kombit!

Vendimi është i qartë: Këto ndarje nuk do të lejohen më në të ardhmen!

KJO ËSHTË FITORE E DIASPORËS!

Ju që jetoni në mërgim, që mbani familjet, që kontribuoni ekonomikisht dhe që e doni këtë tokë më shumë se shumë nga ata që marrin vendime për ne — sot keni fituar një betejë të rëndësishme për dinjitetin tuaj!

– Askush më nuk ka të drejtë të ju cilësojë si qytetarë “të dorës së dytë”.

– ⁠Askush nuk mund të ju përjashtojë më me metoda teknike e mashtrime statistike!

Një komb – një popull – pa ndarje, pa kategorizime!

Të bashkuar në të drejtat tona, qofshim brenda apo jashtë kufirit administrativ.

E drejta e fituar sot, është një precedent për çdo betejë që na pret nesër.