Skandali i Jeffrey Epstein është rikthyer fuqishëm duke tronditur themelet e dy institucioneve më të rëndësishme britanike: Monarkinë dhe Qeverinë.

Mbreti Charles III ka bërë një lëvizje të paprecedentë, duke sinjalizuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë kundër vëllait të tij, Princit Andrew, ndërsa Kryeministri Keir Starmer përballet me thirrje të forta për dorëheqje për shkak të lidhjeve të stafit të tij me të njëjtin skandal.

Pallati Mbretëror distancohet nga “Z. Mountbatten-Windsor”

Në një deklaratë me tone jashtëzakonisht të ashpra, Buckingham Palace njoftoi se Mbreti është gati të ofrojë mbështetje për Policinë e “Thames Valley” nëse ata vendosin të hetojnë ish-Princin Andrew. Deklarata i referohet vëllait të mbretit thjesht si “Z. Mountbatten-Windsor”, duke konfirmuar heqjen e çdo titulli dhe distancimin total.

“Mbreti e ka bërë të qartë shqetësimin e tij të thellë për akuzat Ne jemi të gatshëm të mbështesim policinë nëse na kontaktojnë,” thuhet në njoftim.

Ky reagim vjen pasi Mbreti Charles është përballur me protesta publike, ku qytetarët e kanë sfiduar hapur në rrugë duke e pyetur: “Sa kohë keni që i njihni Andrew dhe Epstein?”. Edhe Princi William me Kate Middleton kanë shprehur shqetësim për viktimat, pa përmendur emrin e xhaxhait të tyre.