Gazetare: Fatlume Dervishi
Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kritikon pushtetin për moszbatimin e Agjendës së reformave duke thënë se qytetarët kanë pritshmëri për zhbllokimin e procesit të eurointegrimeve. Filipçe i fton edhe një herë partitë politike për të formuar konsensus nacional për Rezolutën të cilën e propozuan ditë më parë.
“Ne qartë e themi se cilat janë linjat tona të kuqe; gjuha, identiteti, kultura dhe historia, dhe ne për këtë nuk negociojmë. Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja përpiqet të manipulojë dhe të shmangë përgjegjësi shtetërore. Ata thjeshtë duan që shtetin ta mbajnë këtu ku është e bllokuar që ata të munden të menaxhojnë interesat e një grupi të vogël brenda VMRO-DPMNE-së dhe firmave të tyre”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
VMRO-DPMNE-ja thotë se Filipçe i ndryshon qëndrimet duke thënë se një vit më parë propozimin francez e kishte konsideruar si arritje.
“Venko Filipçe e ndryshon politikën dhe pozitën e tij në varësi të nevojave të mentorit të tij financiar dhe politik, Zoran Zaev, gjithmonë në interesin e tyre të përbashkët, që të mbesin në krye të LSDM-së. Venko Filipçe nuk di të ndërtojë as autostradë dhe as Qendër Klinike, por, bashkë me “gurunë” e tij Zoran Zaev është shumë i aftë të vendosë nënshkrim dhe vulë në çdo dokument të ardhshëm i cili në mënyrë shtesë do t’i kushtonte Maqedonisë në të njëjtën mënyrë siç e bëri Bujar Osmani me propozimin francez”, deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
Filipçe dhe LSDM-ja propozojnë Rezolutë me të cilën thonë se ruhen veçantitë identitare gjatë procesit të integrimit. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se propozim rezoluta nuk parashikon marrjen e garancive para zhbllokimit të ndryshimeve kushtetuse. /Alsat.mk
The post Draft Rezoluta e Venko Filipçes përplas pushtetin dhe opozitën appeared first on Alsat.