Barazim 2-2 mes Bashkimit dhe Tikveshit në javën e 25-të të Ligës së Parë. Pas një pjese të parë të qetë për shkak të terrenit të rënduar, ndeshja shpërtheu në të dytën.
Tikveshi kaloi në epërsi me Silan, ndërsa Bashkimi reagoi me dy gola të Avornios për përmbysje 2-1, pasi më herët kishte humbur edhe penallti. Mysafirët goditën dy herë shtyllën, por në fund arritën të shmangin humbjen, me Lavalin që barazoi në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar 2-2.
