Ministria e Drejtësisë e ka përfunduar dhe publikuar në ENER projektligjin për Këshillin Gjyqësor, i cili është pjesë e obligimeve ndaj Komisionit Europian për reformat në drejtësi. Në këtë projektligj janë përfshirë rekomandimet e Misionit Vlerësues të Komisionit Europian dhe tashmë është dorëzuar për mendim në Komisionin e Venecias. Në të parashihet që kryetari i Këshillit Gjyqësor të shkarkohet në mënyrë publike. Nga ana tjetër, nga LSDM me kritika se ligjet reformuese për drejtësinë mungojnë, dhe kërkojnë që ministri Filkov të mos i pengojë grupet e punës.
“Qeveria e VMRO-DPMNE-së për pothuajse një vit nuk ka realizuar absolutisht asgjë nga premtimet për zgjidhje sistematike. Nuk ka realizuar asgjë për transformimin e të ashtuquajturave organe të drejtësisë në të pavarura, transparente dhe efikase. Nga ligjet e planifikuara për reforma, Ministria e Drejtësisë vendosi vetëm 4 në ENER, ndërsa ato më pas duhet t’i miratojë Qeveria dhe t’i dërgojë në Kuvend”, tha Snezhana Kalleska-Vançeva.
