Drejtoresha e “Kozles”, Karolina Simonovska ka reaguar pasi dje u publikuan akuza ndaj saj, nga një pjesë e të punësuarve në këtë Klinikë, për keqmenaxhim dhe keqpërdorim, transmeton TV21.

Drejtoresha përmend katër doktorë, që sipas saj akuzat drejt saj i bëjnë për qëllime personale. Sipas saj, po të njëjtit doktorë me vetëdëshirë kanë dhënë nënshkrim që ta lëshojnë Bronkoskopinë, pasi sipas saj, i kërkuan mjete shtesë financiare dhe ajo nuk ua aprovoi.

“Sa i përket publikimeve në publik, të njëjtat i konsideroj si tendencioze, dashakeqëse dhe bazohen në interesa personale të vetëm katër doktorëve në Klinikë. Me përgjegjësi informoj se Klinika ka ekip kompetent për realizimin e bronkoskopisë me përgatitje adekuate të nivelit më të lartë të problematikës me të cilën punon. Në ekip është specialisti bronkoskopist – orl i cili është dëshmuar me suksese me dekada më parë. Dy doktorët të cilët akuzojnë se nuk punojnë në kabinetin bronkoskopisë, me vetëdëshirë kanë dalë me nënshkrim sepse kanë kërkuar nga unë si drejtor mjete shtesë financiare ose do ta lëshojnë ekipin e bronkoskopisë. Tani prezantohen në publik se janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve, por nëse do të ishin me të vërtetë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve, nuk do të largoheshin me vetëdëshirë, por do të qëndronin dhe të kujdeseshin për fëmijët pa kushtëzime. I lus mediat të mos bien pre e këtyre shpifjeve dhe edhe një herë ju siguroj, se ata mjek me çdo kusht duan që t’i përmbushin interesat personale, kurse vetëm e gënjejnë publikut se interesi i tyre është shëndeti i fëmijëve”, tha mes tjerash Simonovska në reagim.