KF Drita dhe KF Shkëndija ia dalin dhe në fund arrijnë të shkruajnë historinë. Dy ekipet shqiptare kanë siguruar biletën për në play-off për në raundin e 1/16-ve në Ligwn e Konferencws.

Drita është mundur në Madrid 3-0 nga Rajo Valejkano. Për spanjollët shënoi fillimisht Florian Lezheune, me një goditje nga distanca në minutën e 33-të. Zherard Gumbau dyfishoi shifrat në minutën e 66-të nga goditja e dënimit. Paça shënoi golin e tretë në minutën e 83-të. Pavarësisht humbjes, Drita e mbyll në vendin e 20-të me 8 pikë.

Shkëndija u mposht 1-0 në Qipro nga AEK Larnaka. Rezultati u zhbllokua në minutën e 83-të, me golin e Karol Angielski. Gjithë pjesën e dytë, “kuqezinjtë” luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Liridon Latifit, për ndërhyrje të ashpër me takë ndaj kundërshtarit.

Pavarësisht humbjes, Shkëndija renditet në vendin e 22-të me 7 pikë.

The post Drita dhe Shkëndija shkruajnë historinë dhe bëjnë krenar gjithë shqiptarët appeared first on Alsat.