Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, ka arritur një arritje historike duke siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses i jashtëzakonshëm për klubin gjilanas dhe futbollin kosovar.
Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Prishtinë, skuadra e Zekirija Ramadanit udhëtoi drejt Luksemburgut për të zhvilluar ndeshjen e kthimit kundër Differdange me një epërsi të vogël, por të rëndësishme.
Që nga fillimi i takimit, Drita tregoi dominim të plotë, kjo fal edhe Andreas Buch, numri 9 i Differdange, që u ndëshkua me karton të kuq.

Minuta e 7-të solli një rast të pastër për Differdange, por portieri Faton Maloku reagoi në mënyrë fantastike, duke pritur një gjuajtje të fortë ballore.
Më vonë, në minutën e 26-të, Ilir Mustafa goditi traversën, ndërsa Veton Tusha në kohën shtesë me kokë ishte afër golit.
Në fillim të pjesës së dytë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 62-të, kur Besnik Krasniqi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar Dritën në avantazh 1-0.
60′ | GOAL! LET’S GO!
Differdange 🔴 0-[1] ⚪️ Drita
⚽ Krasniqi | Agg: 1-3#UECL | #Drita | 🇱🇺🇽🇰 pic.twitter.com/OT5SLjRxnv— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 28, 2025
The post Drita shkruan historinë: Kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës appeared first on Alsat.
