Gazetare: Ajnur Bafqari

Rreth 14 për qind e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjet në Maqedoni pinë duhan. Kështu thonë të dhënat e hulumtimit Global të Duhanit për të Rinjtë. Në raport theksohet se 9 për qind përdorin cigare elektronike, ndërsa mbi 55 për qind edhe pse nuk pinë duhan, janë të ekspozuar ndaj tymit.

“Gjithnjë e më shumë të rinj po pinë duhan, kjo nuk është mirë për ta, nuk është mirë për shëndetin dhe nuk është e mirë për shëndetin e vendit. Rreth 14 për qind e fëmijëve të moshës 13 deri në 15 vjet po pinë cigare”, tha Akim Ali OBSH.

Këto të dhëna, sipas ministrit të Shëndetësisë paraqesin bazë të rëndësishme për sjelljen e Ligjit të ri për mbrojtjen e të rinjve nga duhani. Sipas Aliut, shqetësuese është fakti që fëmijët nuk refuzohen nga shitësit kur blejnë cigare.

“Sa i përket qasjes së produkteve të duhanit, anketa tregon se 73, 2 për qind e duhanpirësve të rinj nuk janë penguar për të blerë duhan, pavarësisht moshës. Pikërisht për këtë arsye projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani e sjellim për gjeneratat e reja”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Aziri shtoi se mbrojtja nga pirja pasive e duhanit, ulja e atraktivitetit apo ndalimi i shitjes së produkteve të duhanit me aroma karakteristike, kufizimi i marketingut dhe ekspozimit dhe kufizimi i qasjes dhe përforcimi i kontrollit të shitjes janë shtyllat kryesore të ligjit. / Alsat.mk

The post Duahni/ Numri i konsumuesve vazhdon të rritet, shifra alarmante edhe nga moshat 13-15 vjeç appeared first on Alsat.