Shpërthime të reja të fuqishme tronditën Dubain këtë mëngjes dhe tym i zi i dendur mbuloi pjesë të distriktit financiar të qytetit pas një zjarri në një zonë industriale, thanë autoritetet lokale.
Zjarri shpërtheu në lagjen Al Quoz dhe, sipas Associated Press, shumë kalimtarë ndaluan për të parë kolonën e madhe të tymit që ngrihej mbi qytet. Një gazetar i AP nuk u lejua t’i afrohej vendit të zjarrit.
As explosions rock Dubai amid Iran war, NDTV’s @tejshreethought reports more details from ground pic.twitter.com/QMszi8zceL
— NDTV (@ndtv) March 13, 2026
🇮🇷🇦🇪🇺🇸⚡️BREAKING: The International Financial Centre in Dubai has just been struck by Iranian drone. pic.twitter.com/aGJTAvbM3S
— MonitorX (@MonitorX99800) March 13, 2026
“Fragmente nga droni pas përgjimit të suksesshëm shkaktuan një incident të vogël në fasadën e një ndërtese në qendër të Dubait”, thanë autoritetet. Ata shtuan se askush nuk u lëndua në incident, megjithëse tymi i dendur nga zjarri mund të shihej nga pjesa më e madhe e qytetit, përfshirë hotelin luksoz Burj al-Arab, raportuan mediat.
Authorities confirm that debris from a successful interception caused a minor incident on the façade of a building in central Dubai. No injuries have been reported.
— Dubai Media Office (@DXBMediaOffice) March 13, 2026
Konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit filloi më 28 shkurt kur forcat amerikane dhe izraelite nisën sulme ajrore të koordinuara mbi objektiva në të gjithë Iranin, duke përfshirë bazat ushtarake, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe udhëheqjen politike të vendit.
Irani u përgjigj duke lëshuar qindra raketa dhe dronë në Izrael, baza ushtarake amerikane dhe aleatë të SHBA-së në rajon, përfshirë vendet e Gjirit Persik.
The post Dubai përsëri në shënjestër të dronëve: Shpërthime dhe tym i dendur në pjesën qendrore të qytetit appeared first on Alsat.
