E sipas Aleancës për Shqiptarët, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për t’ia dhënë menaxhimin e parkingut të Qendrës Klinike Universitare një kompanie private anonime ngjall dyshime për mundësi abuzimi dhe keqpërdorimi. Në të kaluarën, parkingu është menaxhuar nga vetë Qendra Klinike Universitare, një praktikë që ka qenë më logjike dhe më e dobishme si për institucionin, ashtu edhe për punonjësit dhe qytetarët që përdorin shërbimet shëndetësore për vete apo të afërmit e tyre, thonë nga ASH. Përvoja ka treguar se kur parkingjet menaxhohen nga kompani private, shpesh ka rritje të tarifave dhe keqmenaxhim. ASH kërkon që menaxhimi i parkingut t’i mbetet Qendrës Klinike Universitare, si një mënyrë më e drejtë dhe më efikase për të mbrojtur interesin publik, thonë nga kjo parti./TV21