Virxhil van Dajk bëri autokritikë pas humbjes së Liverpullit ndaj Kristall Pallasit.
“Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë. E kam thënë shumë herë; nuk duhet të entuziazmohesh kurrë tepër dhe as të zhgënjehesh shumë. Duhet të punojmë e të mos dëgjojmë botën e jashtme. E dinim që duhej të bënim më mirë, të gjithë e dinin. Jemi të zhgënjyer nga paraqitja dhe nga mënyra si e përballuam ndeshjen. Nëse do kishim barazuar, do të ishte gjysma e së keqes,” tha fillimisht Van Dajk.
“Nuk ka arsye për panik, por duhet të përmirësohemi shpejt, sepse të martën luajmë në Turqi kundër Gallatasarait në Ligën e Kampionëve. Edhe kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, duhet të jemi gati. Shpresoj të jetë hera e vetme këtë sezon, kjo që na ndodhi,” vazhdoi mbrojtësi holandez.
“Ka arsye pse Palace ishte 17, tani 18 ndeshje pa humbje. Ekip i disiplinuar, mbrohet thellë dhe ka cilësi në kundërsulm. Dështimi nisi nga ne, ishim të pasaktë në zotërim, humbëm duelet dhe ishim pa vrull, ” tha në fund Van Dajk.
The post “Duhet të ruajmë qetësinë, do të përballemi edhe me Gallatasarajin” appeared first on Alsat.