Një 78-vjeçar me inicialet J.Xh. nga Memaliaj, teksa po pushonte në plazhin e Sarandës, ka pësuar arrest kardiak.

Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës, sipas njoftimit të policisë.

Gjithashtu raportohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.