Pengesat gjuhësore dhe ndjesia e padrejtësisë po kthehen në pengesa serioze për karrierën e juristëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Alsat, Besa Dullovi nga Lëvizja Studentore ka potencuar se një numër i madh i studentëve, madje edhe ata me rezultate të shkëlqyera, po tërhiqen nga dhënia e provimit të jurisprudencës si pasojë e presionit dhe diskriminimit gjuhësor. Sipas Dullovit, ky fenomen po krijon një disbalancë të rrezikshme në tregun e punës dhe në sistemin e drejtësisë, duke lënë juristët shqiptarë jashtë garës për pozita kyçe.

“Për shkak të prsionit që ndjejnë dhe padrejtësisë e cila ju bëhet nuk e marrin hapin të përgatiten fare për provimin e jurisprudencës dhe tërhiqen, pavarësisht se kanë qenë studentë ekselentë, studentë me njohuri të mëdha. Kjo ka një impakt shumë negativ në avancimin e karrierës së një juristi ku në tregun nuk kemi konkurent, aq sa ka shqiptarë dhe maqedonas, domethënë është një disbalancë”, theksoi Besa Dullovi nga Levizja Studentore.

The post Dullovi: Shumë studentë tërhiqen për shkak të gjuhës appeared first on Alsat.