Durmishi: Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në emision Click Plus, duke shtuar se, nëse tregtarët rrisin çmimet në prag të festave, do të ndërmerren masa.

“Sa i përket të gjithë artikujve ushqimor në bazë vjetore, gjendja është stabile. Është ai perceptim i qytetarëve që çmimet janë shtrenjtuar dhe janë arsye këto…

Jo nuk është perceptim, ne balkafaqohemi drejtpërdrejt…

Në bazë të fakteve dhe argumenteve ne veprojmë. Në qoftë se do të hasim ndonjë ndryshim drastik, ndonjë rritje të çmimeve sa i përket produkteve ushqimore dhe joushqimore me pakicë, posaçërisht në ndrrimin e motmoteve, në festat e fundvitit, ne do të veprojmë”, tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.

Sa i përket reagimeve të shumta për zmadhimin enorm të çmimit të vezëve, Durimishi e arsyetoi me shtrenjtimin e misrit dhe sojës, çmime që përcaktohen në bursat botërore. Ai akuzoi qeverinë paraprake që nuk ka ndërmarrë masa për përkrahjen e prodhuesve vendor.

“Kur jemi të çështja e vezëve sepse lidhet me çmimin e sojës dhe të misrit që janë produkte ushqimore që janë në bursën shtetërore dhe ne nuk mund të ndikojmë. Janë bursa ndërkombëtare ku përcaktohet çmimi në bazë të…

Ne kemi shumë fermer vendor zotri Durimishi?

Prandaj thash se jemi duke u përballur me atë pasojë dhe Ministria e Bujqësisë vetem se ka nisur kampanjë”, u shpreh Besar Durmishi , ministër I Ekonomisë.

Në ligjin për përkrahje financiare të investitorëve që do të fillojë të implementohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, nga 1 janari është paraparë përkrahje financiare e prodhuesve vendor të cilët dëshirojnë të rrisin kapacitetin prodhues dhe prodhuesit që do të investojnë në teknologji. Kjo sipas Durimishit do të ndikojë në rritjen e numrit të punësimeve dhe rritjen e sasisë së prodhimit vendor. Ndërkohë për punësimet, Durmishi tha se janë bërë mbi 2500 punësime në institucionet shtetërore dhe mbi 800 avancime.