“Inkurajoj Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës që të vazhdojë të bëjë inspektime në rrjetet e supermarketeve”, tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, pasi së fundmi u bë e ditur në opinion se disa rrjete supermarketesh kanë bashkëpunuar për çmime, në kundërshtim me ligjin. Ai paralajmëroi se Komisioni do të ngrejë procedurë kundërvajtëse dhe se do të marrë masa më rigoroze.
Ministri tha se i mbështet të gjitha këto. Sepse, siç theksoi ai, ata janë këtu për të menaxhuar siç duhet me institucionet, jo siç kanë qenë më parë. Siç ka raportuar edhe më herët TV21, bëhet fjalë për marketet Tineks, Vero, Reptil dhe Kam, si dhe për Odën e Tregtisë pranë Lidhjes së odave ekonomike.
“Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në vazhdimësi kryen inspektime në terren dhe vepron në përputhje me dy ligjet, për praktikat e padrejta tregtare dhe për mbrojtjen e konkurrencës. Disa rrjete supermarketesh ranë dakord në mënyrë të paligjshme për çmimet dhe u kapën nga ky komision. Komisioni kreu inspektime të paparalajmëruara në katër zinxhirë të mëdhenj të shitjes me pakicë dhe në një odë të tregtisë. Për shkak të dyshimit për prishje të konkurrencës në treg”, tha Durmishi.
