Pagat minimale do të rriten për 1,667 denarë në shumë neto, sipas rregullimit ligjor që bëhet në mars. Kjo do të thotë se punonjësit në prill do të marrin pagë minimale të rritur për këtë shumë, ose saktësisht 26,046 denarë në neto.
Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, është bërë rritje e pagës minimale në përputhje me kriteret e përcaktuara ligjërisht në Ligjin për pagën minimale.
“Kjo është një zgjidhje sistematike dhe ligjore që parashikon rritjen e pagës minimale sipas lëvizjeve ekonomike, duke mbrojtur standardin e jetesës së punonjësve dhe duke marrë parasysh ekonominë e vendit tonë”, tha Durmishi në një konferencë për shtyp.
