Besar Durmishi nga VLEN në një deklaratë për media pas protestave të studentëve, deklaroi se shumë shpejt provimi i jurisprudencës do të jepet në shqip. Tutje Durmishi theksoi se edhe provimet tjera profesioanel do të jepen në gjuhën shqipe.

“Me studentët kemi folur hapur, kemi pranuar kërkesën tuaj dhe ju kemi premtuar se problemin do ta zgjidhim. Ju kërkuat që provimi i jurisprudencës të bëhet shqip, ne po i bëjmë shqip të gjitha provimet profesionale. Për këtë sot në Qeveri u zhvillua mes kryeministrit dhe kryetarëve të VLEN-it, prandaj ne me shumë siguri ju themi provimet shumë shpejt do të jenë edhe në shqip”, deklaroi Besar Durmishi nga VLEN.