Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, deklaroi se në rajonin e Shkupit po fryn erë e fortë jugore, e cila po krijon probleme për ulje të sigurta:

“Për shkak të erërave të forta jugore që goditën rajonin e Shkupit, dy aeroplanë janë devijuar për t’u ulur në aeroportin e Prishtinës, ndërsa dy të tjerë ende po qarkullojnë dhe presin udhëzime për ulje”, tha Angelov.

Sipas informacioneve, era po fryn në një lartësi më të madhe, gjë që e ndërlikon edhe më tej procedurat e afrimit dhe uljes në Aeroportin e Shkupit.

The post Dy aeroplanë devijuan në Prishtinë në vend të Shkupit për shkak të erërave të forta appeared first on Alsat.