Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot kanë dhënë detaje në lidhje me dy aksidentet që ndodhën mbrëmjen e djeshme në autostradën Shkup-Tetovë, në të njëjtin lokacion, për një kohë të shkurtër, përcjell TV21. Fillimisht është përplasur një veturë Audi me targa të Serbisë me një kamion, më pas si pasojë e aksidentit të parë, është përplasur një veturë Citroen me një automjet VW Transporter.

“Më datë 25.12.2024 në ora 17:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të pompës së karburantit, ka pasur aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Audi A4” me targa të Serbisë, të drejtuar nga G.B (53) nga Gostivari dhe kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga Z.S. (62) nga Tetova. Në aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi G.B., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup”, thonë nga MPB.

“Më datë 25.12.2024 në ora 18:45 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të pikës së karburantit ka pasur aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, të drejtuar nga F.A.(32) nga Shkupi dhe automjetit të mallrave “Volkswagen transporter” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.S. (38) nga Tetova. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar F.A. dhe shoqëruesi i tij A.R (22) nga Shkupi, lëndime të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit””, thonë nga MPB.