Jakov dhe Aja janë foshnjat e para për Vitin e Ri në Shkup. Jakovi është fëmija i parë i shkupjanes Sanja Tallevska e cila ka lindur në Klinikën për gjinekologji vetëm disa sekonda pas mesnatës.
Disa sekonda pas Jakovit, në këtë botë arriti Aja, më e vogla e familjes Etemi. Aja është një nga katër foshnjat në Gjinekologjinë e Çairit në natën e Vitit të Ri.
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se është i kënaqur që në Shkup ka pasur 9 foshnja.
Nënat u vizituan nga Taravari, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe ajo e kryeministrit Rozi Mickoska.
Dhurata kishte edhe nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska dhe Kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

