Tre persona, nga të cilët dy fëmijë 15-vjeçarë, janë të dyshuar për vrasjen që ndodhi të dielën në Tetovë. Korrespondenti i TV21 raporton se tre personat janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku pritet të merret vendim për paraburgim prej 30 ditësh. Aktualisht nuk është e qartë nëse personat e dyshuar janë kryerës të vrasjes apo ndihmës të saj. Sipas informacioneve tona jozyrtare, të shtënat janë hakmarrje për një vrasje të mëparshme. Në këtë ngjarje u plagosën katër persona që rastësisht ndodheshin aty pranë, prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.
