KSHZ shkarkoi dy këshilla zgjedhore në dy vendvotime në Shuto Orizare, pasi Gjykata Administrative anuloi rezultatet e votimit pas padisë së lëvizjes “Vendosmërisht për Ndryshime” kundër vendimit të mëparshëm të KSHZ-së.
Kondarko shtoi se me këtë vendim dërgohet mesazhi se nuk do të tolerohet asnjë veprim i paligjshëm nga këshillat zgjedhore. Përveç shkarkimit, KSHZ njoftoi se pas sqarimit të gjendjes faktike, do të informohen edhe punëdhënësit e anëtarëve të shkarkuar, pasi ata janë nëpunës publikë.
Anëtarët e rinj të këshillave zgjedhore për vendvotimet 2962 dhe 2966 në Shut Orizare do të caktohen në seancën e nesërme të KSHZ-së, pasi të merren të gjitha vendimet e Gjykatës Administrative. Ata do të jenë nga komisionet komunale ku procesi i votimit tashmë ka përfunduar. Nga KSHZ njoftuan se nesër do të publikohen rezultatet përfundimtare dhe do të dihet se ku do të ketë raund të dytë votimi.

