
Dy futbollistë të Besës së Sllupçanit nuk do të mund të luajnë futboll profesionist për shkak se Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë i pezulloi përjetësisht, transmeton Portalb.mk.
“Komisari Disiplinor i Ligës së Tretë – Veri ka marrë vendim për pezullim të përjetshëm të futbollistëve Orhan Demiri dhe Erdin Arifi nga KF Besa e Sllupçanit, për shkak sulmit fizik dhe tentimit për të linçuar futbollistin kundërshtar pas ndeshjes KF Besa Sllupçan – KF Aerodrom, i zhvilluar në kuadër të javës të 8-të të Ligës së Tretë – Veri”, njoftoi Federata.
Komisioni ndër të tjera vendosi që Besa mos të luan dhjetë ndeshje në stadiumin e Sllupçanit, ndërkohë u dënua edhe ekipi i KF Besës.
Policia e Maqedonisë së Veriut më 26 tetor kishte arrestuar 32 vjeçarin Orhan Demirin dhe 18 vjeçarin Erdin Arifi nën dyshimet se në ndeshjen mes Besës dhe Aerodromit ka sulmuar fizikisht futbollistët mysafir.

