Dy ndeshjet e sotme të javës së 20-të në Ligën e Parë, të zhvilluara në Gostivar dhe Kavadar, sollën futboll interesant. Në Gostivar, Arsimi dhe Makedonija Gjorçe Petrov barazuan 1-1.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 35-të me golin e Ajdiganit. Vetëm tre minuta më vonë (38’), boshnjaku Beshagiq barazoi në 1-1.
Në përballjen në Kavadar, ku Tikveshi ishte nikoqir i Sileksit, mysafirët nga Kratova fituan me rezultat minimal 0-1. Me golin e shënuar nga portugezi Pires.
Java e 20-të do të mbyllet nesër me ndeshjen në Tetovë, ku Shkëndija do të presë Pelisterin.
