Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Gostivar-Tetovë, përcjell TV21. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se një veturë me targa të Shkupit është përplasur në bankinat e autostradës.
“Sot (05-nëntor) në ora 14:05 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të mbikalimit për në Bërvenicë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin automjeti i pasagjerëve “Seat Leone” me targa të Shkupit i drejtuar nga V. M. (22) nga Shkupi, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja J.P.(22) nga Shkupi, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes”, thonë nga SPB-Tetovë.

