Një sulm me armë ka ndodhur në universitetin Brown në SHBA. Dy student kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Autoritet kanë publikuar pamjet të autorit të dyshuar, i moshës 30 vjeç ku në momentin e sulmit ishte veshur me rroba të zeza.
Sulmi ndodhi në katin e parë të ndërtesës, ku edhe po zhvilloheshin provimet.
FBI, ATF dhe Shërbimi Sekret po ndihmojnë autoritetet lokale në hetim. Përafërsisht 400 oficerë policie po marrin pjesë gjithashtu në hetime, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
