Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski foli për aksionin e sotëm të policisë në bazë të dyshimeve për parregullsi në Lotarinë Shtetërore, përcjell TV21. Toshkovski tha se Policia ka vepruar me urdhër të Prokurorisë, në bazë të kallëzimit penal për ish-kryeministrin dhe ish-zv/kryeministrin.

“Gjatë ditës së sotme, duke vepruar në bazë të urdhrave të PTHP-Shkup, janë ndërmarrë më shumë masa, janë realizuar bastisje në shumë lokacione…ndërsa është vepruar në bazë të kallëzimit penal që më 13.12.2024, nga ana e Departamentit kundër krimit dhe korrupsioni të organizuar dhe serioz, Sektori për hetime penale, njësiti për korrupsion, dorëzuar në PTHP Shkup, kundër 8 personave fizik, prej të cilëve, njëri është ish-kryeministër, njëri është ish-zv/kryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik dhe njëri është ish-sekretar gjeneral, të tjerët janë zyrtarë shtetëror që punojnë në suaza të njërit prej personave juridik”, tha Toshkovski./tv21.tv