Kapiteni i Bosnje dhe Hercegovinës, Edin Dzeko, deklaroi se kombëtarja e tij largohet me kokën lart nga Kampionati Botëror, pas eliminimit nga nikoqiri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bosnja dhe Hercegovina e kaloi fazën e grupeve me katër pikë, por në fazën e 1/16-ës u mposht 2-0 nga SHBA-ja në San Francisco.
“Kthehemi në shtëpi me kokën lart dhe duhet të jemi krenarë për gjithçka që bëmë. Nuk duhej ta pranonim atë golin e dytë, sepse më pas gjithçka u bë shumë më e vështirë. Dominuam pasi kundërshtari mbeti me një lojtar më pak, por nuk arritëm ta barazonim rezultatin. Faleminderit tifozëve tanë të mrekullueshëm. Do të shohim nëse ky ishte fundi i karrierës sime me kombëtaren”, deklaroi Dzeko pas ndeshjes.
Dzeko debutoi me fanellën e Bosnje dhe Hercegovinës në vitin 2007, ndërsa ndeshja ndaj SHBA-së ishte e 151-ta për të me kombëtaren.
