Me zërin e fuqishëm dhe një performancë mahnitëse, Dafina shkëlqeu duke treguar forcën dhe guximin e një gruaje përmes tekstit të Afërdita Saraçini Kelmendi.

Kënga mban titullin “E fortë si arrë”, me kompozim dhe orkestrim nga Xhevdet Gashi  një performancë që nuk harrohet!

Ajo mori katër pikë jeshile, derisa nga juria u krahasua edhe me ikonën Vaçe Zela./21Media