E frikësuar nga tensionimi i situatës, Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për shfuqizimin e shqipes

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë seancën për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetushmërisë së Ligjit për Gjuhët, raporton Alsat-M. Kjo ka ardhur në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, dhe sipas burimeve të Alsat, seanca është caktuar për në 11 dhjetor.

Në ndërkohë, gazeta KOHA ka shkruar sot se Gjykata Kushtetuese ka sjellë tashmë vendimin për shfuqizimin e tre neneve kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njohur ndryshe si Ligji për gjuhën shqipe zyrtare. Madje, është shkruar edhe arsyetimi i vendimit, ndërsa i njëjti do të shpaloset më 18 tetor, në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese për kur është caktuar diskutimi për tre nenet e kontestuara, iniciativë kjo e Komisionit për Antikorrupsion dhe 13 nismave tjera që vijnë nga organizata qytetare, parti politike dhe shoqata të ndryshme

KOHA merr vesh se bëhet fjalë për nenin që parashikon gjuhën shqipe në monedhat e Maqedonisë së Veriut, nenin për gjuhën shqipe në uniformat e policisë dhe ushtrisë, si dhe nenin që lejon përdorimin e gjerë në gjyqësi. Me vendimin politiko-juridik të Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar liderët e partive të koalicionit VLEN, ambasadat kryesore në Shkup, ndërsa ky njoftim i ka shkuar edhe Tiranës zyrtare.