Fenerbahçe ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere duke arritur marrëveshje të plotë me Paris Sen-Zhermenin për mesfushorin spanjoll Marko Asensio.
Gazetari italian, Nikolo Shira raporton se klubin turk do të paguajë 10 milionë euro për kartonin e lojtarit. Sipas detajeve të publikuara nga gazetari i njohur Nikolo Shira, mesfushori ofansiv do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028 dhe do të përfitojë plot 9 milionë euro në sezon, një shifër që e bën një nga lojtarët më të paguar në kampionatin turk.
Ky transferim shihet si një sinjal i qartë nga Fenerbahçe se synimet janë të mëdha, jo vetëm për dominim në Süper Lig, por edhe për të qenë protagonistë seriozë në arenën evropiane.
The post E kryer, Marko Asensio do të vesh fanellën e skuadrës turke appeared first on Alsat.
