Kandidati i të Majtës për Qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq fushatën zgjedhore e ka nisur me premtimin për zgjidhjen e çështjes së transportit publik dhe papastërtisë. Sipas tij, qyteti patjetër duhet të zhvillohet në mënyrë të barabartë.
“Çdo katër vite kemi zgjidhje të rrejshme që nuk e ndryshon realitetin se në Shkup jetohet gjithnjë e më keq. Shkupjanët kanë kolaps të transportit publik dhe higjienës së qytetit, u janë marrë mundësinë për jetë të dinjitetshme dhe u është dëmtuar shëndeti”, tha Amar Mecinoviq, kandidat i Të Majtës për Shkupin. /Alsat.mk
The post E Majta: Shkupi në kolaps, pa autobusë e pastërti appeared first on Alsat.