BDI ishte në pushtet për 20 vjet, z. Blerim Bexheti dikur ishte edhe ministër i Drejtësisë, dhe atëherë patën mundësi të propozojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë. Kjo është përgjigja e kryeministrit Mickoski pas paralajmërimit të Bexhetit se BDI do të propozojë zgjidhje të re ligjore.

“Për më shumë se 20 vjet BDI pati mundësi të dorëzonte zgjidhje ligjore që do të ishte kushtetuese dhe kështu me radhë, e humbën atë mundësi. Kjo Qeveri, ky koalicion, ka mekanizëm të brendshëm demokratik dhe tashmë po punohet në nivel grupesh pune për të krijuar zgjidhje të tillë ligjore që do të sigurojë përfaqësim të drejtë, por në të njëjtën kohë do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe vlerat themelore të Kushtetutës”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Bexheti në intervistë për TV24 pohon se vendimi për shfuqizimin e Balancuesit është politik dhe nuk e përjashton mundësinë që edhe koalicioni FE të dorëzojë ligj për përfaqësim të drejtë.

“Tendencën që e kishte, premtimi parazgjedhor për Balancuesin u realizua dhe realisht do që të jemi dëshmitarë se po blihet kohë me këto fjalë se ia dërgojnë Komisionit të Venecias duke marrë parasysh se rreth 6 muaj duhen për të marrë mendim. Por mendimet nuk janë të detyrueshme por janë këshillëdhënëse”, shtoi Blerim Bexheti, deputet FE.

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu në emisionin e djeshëm në TV21 tha se vendimi i Gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e deklaratës për përkatësinë etnike gjatë punësimeve është antikushtetues dhe shtoi se është sjellë në bazë nacionale.