Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Afërdita Batalovska, kryetare e Lëvizjes Besa në Manastir!

Në një kohë kur partitë politike të kualicionit po konsolidohen, po hapen ndaj anëtarësimeve të reja dhe po fuqizojnë strukturat e tyre, Lëvizja Besa ka zgjedhur të shkarkojë kryesinë dhe të përçajë strukturat e veta.

Theksoj se distancohemi qartë nga kjo qasje përçarëse dhe nga politikat e ndjekura nga Adnan Azizi dhe Bilall Kasami, të cilat në vend se ta konsolidojnë subjektin, po e dobësojnë atë në terren dhe krijojnë tensione të panevojshme. Vendimmarrjet e njëanshme, përjashtimi i strukturave dhe krijimi i përçarjeve të brendshme nuk i shërbejnë askujt, përveç interesave të ngushta.

Prandaj, me këtë rast shprehim mbështetjen tonë të palëkundur për Fatmir Limanin me të cilin bashkë formuam degën e Lëvizjes Besa në Manastir dhe jo vetëm. Në një realitet ku shumë politikanë shfaqen vetëm në kohë zgjedhjesh, Fatmir Limani ka qenë gjithmon aty për qytetarët e Manastirit, në çdo sfidë, në çdo problem konkret, në çdo nevojë reale, ka dëshmuar vazhdimisht prani, angazhim dhe përgjegjësi.

Koha kërkon qartësi. Dhe ne zgjedhim të jemi të qartë.

Afrodita Bataloska
Kryetare dege e Lëvizjes Besa-Manastir