Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga pakoja me Shqipërinë nuk është e mirë për vendin, tha në Daily Click nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani. Sipas tij tani përshtypja në Brukesel është se Ballkani po lëviz, dhe se nuk do të ketë më kush të bëjë presion. Po t’i kishim ndryshimet kushtetuese sot edhe Maqedonia e Veriut do t’i niste negociatat me BE-në thotë Osmani.
“Edhe ne sot kemi mundur t’i nisim negociatat, është varur prej neve, t’i bënim ndryshimet kushtetuese ne sot do të ishim në Bruksel në konferencën e dytë dhe do fillonim kapitujt. Dëgjoj komentet se ja unë paskam punuar për Shqipërinë, nuk dua të hyj në atë debat është i mbushur me propagandë dhe emocione se sa me racionalitet”, deklaroi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.
Në lidhje me qëndrimin e Qeverisë se ndryshimet kushtetuese mund të bëhen me prapa veprim, Osmani ka një propozim, të cilat sipas tij mund të bëhen me klauzolë.
“Ne duhet t’i realizojmë ndryshimet kushtetuese. Ja unë po shkoj një hap para. Nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese sot, ne mundemi lirisht në ligjin për zbatimin e kushtetues ta vendosim një klauzolë, që nëse brenda 5 viteve Bullgaria vazhdon të pengojë Maqedoninë që s’kanë të bëjnë me BE, parlamenti t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese”, tha Bujar Osmani – nënkryetar i BDI-së.
Osmani megjithatë tha se Debati është devijuar dhe nacionalizmi institucional ka dalë në shprehje. Ai i bëri thirrje VLEN-it se ftesa e FE për bashkim është e sinqertë dhe garantoi se BDI nuk hy në Qeveri, nëse VLEN kushtëzon partnerin qeverisës, gjegjësisht VMRO DPMNE-në.
