
Partitë politike dhe koalicionet në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në pesë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, gjatë së cilës do të vazhdojnë promovimin e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash me synimin për të siguruar mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Gjatë kësaj jave pritet të merren edhe vendime të reja për koalicione dhe bashkëpunime politike, të cilat mund të ndikojnë në rezultatin e votimeve që do të mbahen të dielën, më 2 nëntor.
Komunat më të rëndësishme që do të shkojnë në balotazh janë: Shkupi, Tetova, Kërçova, Struga dhe Kumanova, ku gara pritet të jetë e ngushtë dhe vendimtare për balancat politike në nivel lokal.

