Pavarësisht mohimit të Ziadin Selës, bashkëryketari i VLEN-it Bilall Kasami edhe më tej vazhdon të thotë se ka komunikim dhe bisedime për përfshirjen e Lidhjes Shqiptare në qeveri. Ai sqaron se nuk bëhet fjalë për përfshirjen e LSH-së në VLEN, por për në Qeveri. Kasami paralajmëroi hapa konkretë se pas kthimit të Mickoskit dhe Salit nga SHBA-ja.

“Po ka bisedime, me kthimin e kryeministrit dhe zv/kryeministritin nga SHBA do të kemi diçka më konkrete. Edhe aty ka bisedime sigurisht që kemi komunikim po përsëri çdokush flet kur bisedojmë se a do të jetë apo jo pjesë e qeverisë flet për qendrimin e vet, se ka komunikim po ka komunikim por atë që mund ta thonë nga Lidhja Shqiptare ka të bëj me kërkesat e tyre me qëndrimet e tyre për të qenë pjesë q qeverisë në këtë rastë po e përsërisë atë që e kam thënë nuk bëhet fjalë që ata të jenë pjesë e VLENItz po ka pasur komunikim për të qenë pjesë e qeverisë”, tha Kasami.

Por një gjë e tillë Ziadin Sela në emisionin Click Plus e përjashtoi në mënyrë kategorike duke thënë se nuk do të pranojë të mbajë mbi vete atë që e quan “vulën e tradhtisë”. Ai madje u bëri thirrje edhe deputetëve shqiptarë të tërhiqen nga kjo rrugë, duke paralajmëruar se pasojat nuk lidhen vetëm me politikën e sotme, por edhe me të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Ziadin Sela as ka ndërmend të turpërojë fytyrën e vet, por as edhe të parëve të vet dhe damkën e tradhtisë dhe vulën e tradhtisë nuk ia vendos vetes”, deklaroi Sela.

E sa u përket kalimeve të mundshme nga ASH-ja në VLEN, Kasami tha se edhe për këtë ka bisedime.

“Unë the se ka pasur bisedime ka komunikim tash deklarimet dhe veprimet e individëve duhet t’i marrim për një periudhë më të gjatë dhe të shohëm se atë që themë unë a qëndron ose jo”, tha Kasami.

Por edhe Isen Shabani nga ASH në TV21 mohoi zërat për kalimin e tij në VLEN, duke thënë se nuk ka pasur as bisedime politike dhe as ofertë për post.

“Nëse flisni personalisht për mua, të jeni të sigurt se as ka pasur bisedime, as nuk do të ketë dhe as nuk më është ofruar ndonjë post”, u shpreh Shabani.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bashkëkryetari i VLEN-it Kasami tha se janë të përgatitur për to, por sipas tij, fokusi aktual është realizimi i projekteve dhe premtimeve të qeverisë. u shpreh i bindur se edhe në rast zgjedhjesh, VLEN do të fitojë dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë.