Familja Rugova kishte zgjedhur këngëtaren e njohur Edona Llalloshi për të performuar në dasmën e Teuta Rugovës, vajzës së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Martesa e Teutës u kurorëzua sot në një ceremoni të veçantë, ku çdo detaj ishte menduar me kujdes e dashuri.
Një pjesë e rëndësishme e atmosferës festive ishte edhe muzika, që mbante një simbolikë të veçantë për këtë ngjarje. Për këtë arsye, familja Rugova kishte zgjedhur një artiste të cilën e vlerëson dhe e mban afër zemrës – Edona Llalloshin.
Megjithatë, përkundër dëshirës së madhe për të qenë pjesë e kësaj dite të rëndësishme, Edona nuk arriti të marrë pjesë në dasmë për shkak të një angazhimi të mëhershëm që kishte në të njëjtën datë.
Lidhur me këtë mungesë, ka reaguar edhe vetë Edona Llalloshi, duke shprehur mirënjohjen për ftesën dhe respektin ndaj familjes Rugova, ndërsa ka theksuar se ishte nder për të që ishte menduar si zëri i kësaj nate të veçantë.
”Duke e ndjerë thellë në shpirt këtë moment kaq të rëndësishëm për ju, më lejoni t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për martesën e Teutës me Agronin. Për mua si artiste, do të ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të performoja në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për Familjen Rugova dhe Gjeloshi. Por, fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve të planifikuara më herët, m’u pamundësua të përformoja dhe të shijonim momente të bukura nga martesa juaj. Gjithsesi, ju falenderoj për përzgjedhjen tuaj. E dashur Teuta, sot ke nisur një kapitull të ri me dinjitetin e një vajze të rritur në një familje me traditë, vlera dhe dashuri për vendin. Si mike e familjes suaj, uroj që martesa jote të jetë strehë e dashurisë së përhershme!”, ka shkruar Edona.
