Nëse nuk do të kishim sjellë “shportën e vjeshtës” dhe aksionin “Më pak kosto – më shumë për ju”, do të rriteshin edhe më shumë çmimet e ushqimeve, e me këtë edhe inflacioni”, theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Sipas tij, një familje me katër anëtarë nga shporta e vjeshtës kursen nga 690 denarë deri në 1.360 denarë në muaj.
Nga Enti i Statistikave thonë se kostoja e jetesës në shtator 2024, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, shënoi rritje prej 2,6 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë për 3,3 për qind. Inflacioni i matur me indeksin e kostos së jetesës në shtator 2024, krahasuar me gushtin 2024vit, është 0.3%.
Të enjten do të mbahet seanca e parë e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) pas formimit të Qeverisë së re. Ministri Durmishi tha se në këtë seancë do të shqyrtohen të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe propozimet nga punëdhënësit dhe sindikatat, përfshirë edhe kërkesën për rritjen e pagës minimale.

