Një vit i rritjes dhe zhvillimit ekonomik dhe më shumë para për të gjithë. Këto janë premtimet e qeverisë për këtë vit sa i përket ekonomisë. Këtë planifikojnë që ta realizojë me shumë punë, por edhe me konceptin e bazuar në investime.
Por çfarë na pret në vitin 2025?!
Në fillim, ne jemi duke luftuar me çmimet e larta. Pasi që çmimet e disa prej produkteve ushqimore bazë u rritën për 25% para shportës së Vitit të Ri, tashmë të gjithë sytë janë te Ligji për praktikat e padrejta tregtare. Ai duhet të sanksionojë tregtarët e pangopur që i rritën në mënyrë të paarsyeshme çmimet e ushqimeve.
Kush dhe çka do të fitojë?!
Pensionistët në mars do të kenë rritje prej 2.500 denarëve të pensioneve ndërsa në shtator me harmonizim ligjor, rritje edhe për 4%.
Të punësuarit në shëndetësi dhe arsim tjetër rritje pagash. Rritje prej 30% të pagave do të ketë edhe në Shërbimin për çështjet e përgjithshme dhe të përbashkëta dhe në Qeveri. Për momentin nuk dihet se cilët administratorë të tjerë do të marrin paga më të larta.
Beteja për pagën minimale tani për tani është në status quo. Sindikata kërkon 450 euro, punëdhënësit nuk lëshojnë pe për harmonizimin ligjor që të jetë rreth 24.400 denarë dhe kaq duhet të jetë sipas ministrit të ekonomisë, Besar Durmishi.
Cilat janë rreziqet për ekonominë e vendit?
Sektori i biznesit pret 250 milionë eurot nga kredia hungareze që nga fundi i vitit 2024. Besojnë se ato do të nxisin investimet dhe rritje.
Ekspertët kanë frikë se kriza në Gjermani mund të ndikojë negativisht në ekonominë vendase. Ata po ashtu kanë frikë se nuk do të realizohen projeksionet buxhetore. Vënë në dyshim të hyrat prej 5.8 miliardë eurove, por edhe investimet kapitale të parashikuara prej mbi 820 milionë euro.
Sipas qeverisë, padyshim që nuk do të ketë rritje të TVSH-së, normës së kontributit dhe moshës së pensionit. Por sipas ekspertëve, pa reforma do të jetë e vështirë të mblidhen 6.5 miliardë euro në buxhet.
Qeveria pret që ekonomia të rritet me 3.7% deri në vitin e ardhshëm dhe inflacioni parashikohet në 2.2%.
Por çfarë presin qytetarët?

