Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është tradicionalisht për mbulimin e shpenzimeve shtetërore dhe mbrojtjen e standardit jetësor. Por, rritja e projektuar e BPV-së prej 3.8 për qind në kushte të tilla gjeopolitike është e vështirë të realizohet. Këto janë komentet e para të ekspertëve për arkën shtetërore, e cila vitin e ardhshëm do të arrijë mbi 6.73 miliardë euro.
“Unë nuk jam tepër optimist se do të arrijmë ta realizojmë, edhe pse realisht ajo normë është e arritshme nëse vihet në funksion kapaciteti i plotë i administratës dhe mbahet fokusi në projektet kapitale që mund të gjenerojnë një rritje të tillë”, tha Zoran Ivanovski – profesor universitar.
“Ky është një buxhet i stabilitetit, i vazhdimësisë dhe i realitetit, sipas mendimit tim, por ka edhe hapësirë për kritika, sigurisht. Ai krijon një bazë për një cikël më të fortë investimesh në vitin 2027 dhe besim ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, pohoi Sinisha Naumoski – profesor universitar.
Ata thonë se nuk kemi kapacitet për realizimin e investimeve kapitale. Rekomandojnë që për rritje dhe zhvillim, shteti të krijojë një ambient për rritjen e investimeve private.
“Mbetet dilema nëse e njëjta do të realizohet në praktikë, duke pasur parasysh gjendjen e dobët, veçanërisht të sektorit ndërtimor, dhe do të thosha edhe kapacitetin e administratës publike për t’i realizuar ato. Dhe çdo vit, për shkak të kësaj, tradicionalisht kemi norma relativisht modeste të realizimit të investimeve kapitale”, deklaroi tha Zoran Ivanovski – profesor universitar.
“Po, ka edhe dështime në lidhje me investimet kapitale. Unë shpesh flas publikisht për këtë, dhe tani është paralajmëruar – diku janë ulur investimet kapitale për rreth 650 milionë euro. Dhe këtu paraqitet gjithashtu një sfidë për këtë vit të ri 2026 në lidhje me realizimin e investimeve kapitale. Kjo në vazhdimësi ka ndodhur shpesh në të kaluarën”, u shpreh Sinisha Naumoski – profesor universitar.
Me propozim-buxhetin, deficiti buxhetor është projektuar në 3.5 për qind të BPV-së, ose 637 milionë euro. Investimet kapitale janë ulur dhe janë projektuar në 650 milionë euro. Për mbulimin e borxhit, është planifikuar të huazohet rreth 1.7 miliardë euro, nga të cilat 950 milionë përmes euroobligacionit. Parashikimet janë që BPV-ja vitin e ardhshëm të rritet me 3.8%, ndërsa inflacioni të jetë 2.5%.

