Ekspertët e drejtësisë vlerësojnë se është e vështirë të dëshmohet aktakuza për Koçanin, pasi siç thonë ata, të gjitha autoritetet juridike janë dakorduar se ajo nuk mund të kalojë.
Avramovski për RTM analizon se do të jetë e vështirë të provohet akuza, pasi të gjithë të pandehurit akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë publike dhe pretendohen të kenë vepruar së bashku.
Ai madje thotë se procedura të tilla voluminoze, ku marrin pjesë numër i madh i palëve, në parim zgjasin gjatë – kurse çdo mungesë, qoftë për shkaqe shëndetësore dhe pengesave teknike, sjell deri te prolongimi i ri.
Më tej vlerësohet se edhe pse opinioni pret drejtësi të shpejtë dhe efikase, përvoja tregon se lëndë të këtilla rrallë zgjidhen në afate të shkurtra.
Nga ana tjetër, edhe eksperti tjetër i juridikut, Gordan Kallajxhiev nuk e hedh poshtë mundësinë e një gabimi nga prokurorët, pasi edhe sipas tij, autoritetet ranë dakord se një rast i tillë nuk mund të vazhdojë më tej, por ata e vazhduan më tej.
“Nuk është shqetësuese që prokurorët gabuan me “teorinë” për përgjegjësinë e zinxhirit për zjarrin në Koçan. Më e tmerrshme është që nuk është gabim. Është më e tmerrshme që të gjithë autoritetet ligjore ranë dakord se kjo nuk do të mundet, e megjithatë ata vazhdojnë me të! Për më keq, madje avancohen në karrierë. Akoma më e tmerrshme është që gjykata nuk ka guxim ta refuzojë këtë aktakuzë të gjerë”, tha Kallajxhiev.