Rregullatori i hapësirës kibernetike i Kinës verifikoi me gjigantin amerikan të teknologjisë “Nvidia” për rreziqet e sigurisë në lidhje me mikroçipin e saj të inteligjencës artificiale H20 të shitur Kinës.
Kjo synon mbrojtjen e sigurisë kibernetike dhe të të dhënave të përdoruesve kinezë sipas ligjeve mbi sigurinë e internetit e të të dhënave, si edhe mbrojtjen e informacionit personal, sipas Administratës Kibernetike të Kinës (CAC).
Kohët e fundit, mikroçipat e inteligjencës artificiale të “Nvidia”-s janë vënë në dyshim për rreziqe serioze sigurie, dhe disa ligjvënës amerikanë kanë bërë thirrje që mikroçipat e përparuar që eksportohen jashtë vendit, të pajisen me funksione “gjurmimi dhe pozicionimi”.
Ekspertët amerikanë të inteligjencës artificiale zbuluan se teknologjitë e “gjurmimit dhe pozicionimit” dhe “fikjes në distancë” të mikroçipave të “Nvidia”-s kanë arritur nivelin e pjekurisë, sipas një një deklarate të CAC-it.
