
Gjuhë kërcënuese dhe vetëlavdërim: El Cheka sulmon ashpër liderët e VLEN-it
I njohur me nofkën El Cheka, përmes një statusi publik ka paralajmëruar dhe ka kritikuar ashpër liderët e koalicionit VLEN, duke përdorur gjuhë përçarëse dhe kërcënuese ndaj tyre.
Në reagimin e tij, ai përmend drejtpërdrejt disa nga figurat kryesore të VLEN-it, duke shkruar:
“Edhe Izeti me Izetat e tij, edhe Bilalli me Billallat e tij, edhe Afrimi me Afrimat e tij, edhe çdo kush nga ata e din se kush va fitoj zgjedhjet, po të mos isha unë Alija edhe gjat me çifteli tu këndu do i fitonte.”
Me këtë deklaratë, El Cheka pretendon se fitorja zgjedhore e VLEN-it është rezultat i kontributit të tij personal, duke minimizuar rolin e lidershipit dhe strukturave partiake.
Më tej, ai lëshon një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj liderëve aktualë, duke shkruar:
“Ama mbajeni mend se bashk me Alfën dhe Monstrën kam për t’vu rrëzu ma keq se ata para jush.”
Këto deklarata janë interpretuar si kërcënim i hapur politik dhe sinjal i një përplasjeje serioze ndaj lidershipit të VLEN-it, duke nxjerrë në pah tensione dhe pakënaqësi të thella.
Statusi është shoqëruar me hashtagun #ZVLEN, çka ka shtuar edhe më shumë debat në rrjetet sociale. Deri në këto momente, liderët e VLEN-it nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre akuzave dhe paralajmërimeve.
