Arben Taravari ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale për dështimin e zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçishtë, përcjell TV21. Taravari detyrimin ligjor për emërimin e ushtruesit të detyrës nga ana e qeverisë në këto komuna e cilëson si “nënshtrim të vullnetit të popullit”.
“Njihet rëndom në histori se si pushtete kokëfortë kanë kërkuar të nënshtrojnë vullnetin e popullit. Kështu po ndodh edhe me kryetarët Ushtrues Detyre që duan të sjellin në Gostivar e Vrapçisht Sado paradoksale, njihet po prapë në histori se lëvizje të tilla e bëjnë edhe më të fortë vullnetin e sovranit! Fitues e kryetarë të popullit të Gostivarit dhe Vrapçishtit janë Valbon Limani dhe Isen Shabani! Këto manovra të shtetit ndaj tyre po i bëjnë këta djem Fitus Historikë!”, ka shkruar Taravari.


